Hakmarrja e Natalisë, do të rrëfejë gjithçka që di

E dyshuara për zhdukjen e 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrike të kosovarëve, Natali Velija, në shenjë revolte për vazhdimin paraburgimit të saj për dy muaj e ka ndërmend të përmend emra dhe kompani që nuk janë përmendur deri më tash.
Privimi nga liria edhe për dy muaj të tjerë, për sa i është aprovuar vazhdimi i paraburgimit nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore Alltene Murseli, e ka revoltuar Natalie Velijan, shkruan “Express”.

E dyshuara kryesore për zhdukjen e 1.4 milion eurove të dedikuara nga Ministria e Brendshme për pasaportat biometrike të kosovarëve, ka ftuar për ditën martë avokatët e saj, Nuhi Paçarizi dhe Kosovare Kelmendi për vizitë në Qendrën e paraburgimit në Lipjan.

Këtyre, sipas burimeve të “Express”, Velija u ka thënë se do t’iu rrëfejë gjithçka që di për skandalin e pasaportave.

“Ajo ka paralajmëruar avokatët edhe më herët se do të rrëfejë gjithçka që di me rastin”, ka thënë burimi.

Të njëjtën e ka konfirmuar për “Express” edhe mbrojtësi i Velijat, Nuhi Paçarizi. “Po është e vërtetë. Jemi habit me vendimin për vazhdim të paraburgimit, ndërsa tash Natalie e ka ndërmend të flas gjithçka që di vetëm që të dalë e vërteta në shesh”, tha ai për “Express”.

“Të martën ne do të takohemi me të dhe të shohim se çka ka për të na thënë”, shtoi avokati.
Paçarizi ndër të tjera ngiri si dilemë faktin që Prokuroria Themelore e EULEX-it ende nuk e ka ftuar klienten e tij për t’ia marrë dëshminë e plotë.

“Nuk e di se çka po ndodh, ne jemi ende në pritje të ftesës së tretë për t’ia marrë dëshminë e plotë dhe kjo është dashur të ndodh qysh në janarin e këtij viti”, tha Paçarizi.

Prokurori amerikan i EULEX-it, i cili udhëheq hetimet në skandalin e pasaportave, beson se Natali Velija ende i posedon milionat e zhdukura të Ministrisë së Brendshme. Në kërkesën për vazhdim të paraburgimit për Natali Velija, Prokurori thotë se ende nuk janë gjetur paratë e destinuara për pasaportat e qytetarëve të Kosovës.

Ai pretendon të ketë edhe fakte për të dëshmuar se paratë e “Skandalit të Pasaportave” janë në posedim të shtetases gjermane.

Prokurori, Andrew Hudges madje e ka ndërmend që brenda tetë javësh ta ngrit aktakuzën me të cilën kërkon fajësinë për Natalie Veliaj dhe vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj për zhdukjen e milionave të dedikuar për pasaportat biometrikë të kosovarëve.

“Prokurori i poshtë nënshkruar i EULEX-it është optimist se të gjitha veprimet hetimore mund të përfundojnë dhe se aktakuza të ngitet brenda 6-8 javë të ardhshme”, thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të publikuar ditë më parë nga Express.

Vazhdimin e masave të sigurisë, Hudges e ka arsyetuar edhe me rrezikun e largimit të të pandehurve nga shteti apo edhe dëmtimin e provave në lidhje me rastin nga ana e tyre.

Ndryshe, shtetasja gjermane e dyshuara për skandalin e pasaportave më 12 prill ka mbushur plot pesë muaj në paraburgim.

Dy prokurorët që udhëheqin me rastin madje nuk kanë arritur të marrin një dëshmi të Velija e cila ka probleme të theksuara shëndetësore.

Ndërkaq “Express” mëson se tashmë janë marrë në pyetje përfaqësuesit e kompanive tek të cilat dyshohet se Velija ka thënë se ka shpërndarë paratë, por pa i identifikuar ato.

Artikulli paraprakGjykata e Egjiptit mori vendimin për lirimin e Hosni Mubarak
Artikulli vijuesTrefish më shumë virusa në Android