Gjykata e ka obliguar deputetin Fatmir Limaj që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit special, Johanes Pickert, pavarësisht se ka kaluar afati për zhvillimin e hetimeve. Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj, kundër ftesës së prokurorit për ta marrë në pyetje për dyshimet për korrupsion që lidhet me Ministrinë e Transportit. Sipas gjykatës, Limaj ka qenë i obliguar t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit qysh më 11 shtator, e jo të heshtte, shkruan “Koha Ditore”.
“Më 19 shtator 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar në bazë të ligjit se Fatmir Limaj ishte i detyruar të paraqitet para prokurorit të EULEX-it të Prokurorisë Speciale, i cili është në krye të hetimeve kundër tij”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. “Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës thotë se i dyshuari është i detyruar të paraqitet para prokurorit publik pas pranimit të thirrjes nga prokuroria. Sipas këtij neni, i dyshuari mund të paraqesë ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi ligjshmërinë e paraqitjes së tij para prokurorit publik”, ka deklaruar ai.kohaislame
You Might also Like
Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi, në listat e veteranëve të UÇK-së (Foto)
Komisionit për verifikim të veteranëve të UÇK-së ka publikuar sot listat e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve…
By
1 Min Read
Deputetja Osmani ka thënë se Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Qeveria Haradinaj do të bie së shpejti.…
By
2 Min Read
Nëse arrihet marrëveshja, Serbia ndryshon Kushtetutën
Kryeministri serb, Ivica Dacic ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë në qoftë…
By
1 Min Read
LOJTARI MË I MIRË TE HOXHA MË I MIRË SHQIPTARË
VËRSHOHEN RRJETET SOCIALE LOJTARI MË I MIRË TE HOXHA MË I MIRË SHQIPTARË***************************************************************Futbollisti shqiptar që…
By
1 Min Read
Suharekë: Dhunë ndaj bashkëshortes, viktima tenton të vetë helmohet
Dje, rreth mesditës, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije…
By
1 Min Read
Prizren, arrestohet “polici” që shantazhonte seksualisht femrat në “Facebook”
Përmes prezantimit të “rremë” si shef policor i stacionit në Prizren, shantazhoi duke shfrytëzuar seksualisht…
By
4 Min Read
