Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçit me një partneritet me partinë e Ramush Haradinajt besohet se do t’i paraprijnë momentit kur Prishtina zyrtare do të ulet në bisedime me Beogradin para përfundimit të këtij viti.
Nevoja për konsensuse të reja politike përfshirë veriun e Kosovës mund të lëvizë apo ndryshojë koalicionin aktual qeverisës, thonë njohësit e rrethanave politike, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas tyre, koalicioni aktual në mes Partisë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re, e biznesmenit Behxhet Pacolli, konsiderohet si i brishtë dhe pa fuqinë e nevojshme politike për t’i adresuar çështjet e mëdha politike, sikurse thuhet se do të jetë veriu i Kosovës.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se Brukselit i nevojitet një koalicion më i fortë qeverisës me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (PDK-së dhe AAK) për të hyrë në dialog me Beogradin për veriun e Kosovës./Indeksonline/ Ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçit me një partneritet me partinë e Ramush Haradinajt besohet se do t’i paraprijnë momentit kur Prishtina zyrtare do të ulet në bisedime me Beogradin para përfundimit të këtij viti.
Nevoja për konsensuse të reja politike përfshirë veriun e Kosovës mund të lëvizë apo ndryshojë koalicionin aktual qeverisës, thonë njohësit e rrethanave politike, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas tyre, koalicioni aktual në mes Partisë Demokratike të Kosovës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re, e biznesmenit Behxhet Pacolli, konsiderohet si i brishtë dhe pa fuqinë e nevojshme politike për t’i adresuar çështjet e mëdha politike, sikurse thuhet se do të jetë veriu i Kosovës.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se Brukselit i nevojitet një koalicion më i fortë qeverisës me partitë që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (PDK-së dhe AAK) për të hyrë në dialog me Beogradin për veriun e Kosovës./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Kosovarët shpenzojnë miliona në mandarina
Çaji me limon, kafeja e mandarinat, janë produktet që konsumohen më së shumti nga kosovarët…
By
5 Min Read
Selmanaj: Turp e tradhti, vendimi i Kushtetueses për pronën kishtare në Deçan i ndikuar politikisht
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e…
By
1 Min Read
Hapja e urës mbi Ibër, peng i kufirit administrativ
Revitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, përfshirë…
By
6 Min Read
“Drenica 2″: Selimi dënohet edhe me 8 vjet
Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dhënë verdikitin për grupin “Drenica 2″ duke e dënuar…
By
1 Min Read
Rinumërimi në Prishtinë e Prizren, shumë lehtë mund të manipulohet me vota
Analisti politik, Arben Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar…
By
1 Min Read
Shqyrtohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës
Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ndër pikat që do të diskutohen janë…
By
1 Min Read
