Gjykata Speciale kusht për liberalizim të vizave

Tema kryesore në muajt e fundit, Gjykata Speciale si duket tashmë është vendosur që të themelohet, nëse jo nga Parlamenti i Kosovës, atëherë nga Këshilli i Sigurimit në OKB, ku edhe SHBA-të nuk do të na ndihmojnë, sipas ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Njerëz të afërt me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kanë thënë se data e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të jetë në periudhë prej 6 deri në 8 muajt e ardhshëm.

Burimi i Indeksonline, vazhdon më tej duke thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës do t’i ndihmojë procesit mjaft shumë dhe se procesi do të ecte pa ndonjë pengesë.
Në ndërkohë, shumë deputetë të pozitës, veçmas atyre të opozitës, tanimë janë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale. Kjo është edhe njëra nga arsyet që e kanë shtyrë votimin e kësaj gjykate në Parlamentin e Kosovës.

Tani pritet që javën e ardhshme të ketë një votim në Parlamentin e Kosovës, sido që të jetë rezultati i votimit, por krejt kjo është një enigmë për disa deputetë. kohaislame
Artikulli paraprakPo hetohet tenderi për uniformat e reja të Policisë
Artikulli vijuesMinistria e Brendshme: 400 efektivë në Lazarat për kapjen e “grupit të zjarrit”