Gjyqtarja Krasniqi-Jashanica kishte liruar dy trafikantë të drogës nga Shqipëria

Gjyqtarja që ia ka caktuar masën e paraburgimit kërcënuesit të një ministri dhe djalit të kryeministrit nëpërmjet “Facebookut”, tre vjet më parë kishte liruar nga paraburgimi dy trafikantë droge nga Shqipëria.
Lirimi nga paraburgimi i shtetasve të huaj thuajse në të gjitha rastet ndalohet për shkak të rrezikut të arratisjes nga drejtësia shkruan sot Koha Ditore.

Ahmet Isufaj nga Fieri dhe Shpend Lilaj nga Tepelena janë duke u kërkuar nga Interpoli bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata në Prishtinë.

Ata ishin liruar me vendim të gjyqtares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naime Krasniqi – Jashanica, me arsyetimin se kishin pushuar arsyet që edhe më tej të mbaheshin në paraburgim. Ndonëse Ahmet Isufaj dhe Shpend Lilaj së bashku me Tonin Greme ishin organizatorë dhe drejtues të grupit kriminal, kjo nuk kishte qenë pengesë që të liroheshin nga paraburgimi.

Artikulli paraprakFigura e Nënë Terezës nderohet në Kaçanik
Artikulli vijuesArrestohet tetovari që e qëlloi me armë zjarri nënën e tij (FOTO)