Gmail pa qasje

Nëse dje kishit probleme me qasje në Gmail, nuk ishte faji juaj. Nga Google konfirmuan problemin i cili është mënjanuar shumë shpejtë.

Edhe pse Twitter ishte i vërshuar me komentet e shfrytëzuesve të pakënaqur, sipas informatave të para nga kompania, me këtë problem ishin të prekur vetëm 2% nga numri total i shfrytëzuesve të Gmailit, por më vonë nga Google publikuan se bëhej fjalë për 10% të shfrytëzuesve. Problemi është mënjanuar dje gjatë ditës pas rreth një ore. Arsyet e pamundësisë së qasjes në sistem nuk janë publikuar.

Nga Google iu kërkuan falje shfrytëzuesve të prekur nga problemi, dhe iu falënderuan për durimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Kompania thekson se besueshmëria gjithmonë ka prioritetin më të lartë në Google, dhe se në vazhdimësi janë duke avancuar sistemet e veta.

Artikulli paraprakKrijohet sistemi elektronik i regjistrimit të fermerëve në Kosovë
Artikulli vijuesBrazil: Facebook e kalon Google