Goditeni telefonin, ai ndalet

Sa herë u ka ndodhur që gjendeni në një ligjëratë, kinema, apo teatër dhe telefoni që keni harruar ta fikni, në mes të shfaqjes fillon të cingërojë, dhe ju mbeteni të turpëruar dhe u duhet shumë kohë derisa ta nxirrni nga xhepi dhe ta fikni apo t’ia ndalni zërin?

Duket se në “Microsoft” kanë zgjidhje për këtë problem, ata e kanë shpikur dhe patentuar sistemin i cili mundëson që “ta qetësoni” celularin me goditje, njoftojnë mediet e huaja.

Sistemi punon në atë mënyrë që goditja e fut në funksion akselerometrin e vendosur në celular i cili e kontrollon vëllimin e zërit. Që ta ndalni zërin, celularin mund ta godisni nga cilado anë, ndërsa në “Microsoft” pohojnë që me goditje mund ta kontrolloni secilin lloj të sinjalit si zilen, sinjalin për porosi, alarmin, rikujtimin etj../zeri/kohaislame

Artikulli paraprakKëto gjëra iPhone 5 ende nuk mund t’i bëjë
Artikulli vijues"AAK-së nuk i intereson koalicioni me PDK-në"