Në orët e fundit, policia amerikane ka goditur rrjetin e mafias siçiliane “Cosa Nostra” në Nju-Jork.Sipas Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), gjatë këtij operacioni janë arrestuar rreth 46 persona të lidhur me familjet mafioze të Genoves, Gambino, Lucchese e Bonanno.
Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz i Filadefias, Josef Merlino. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.
Sipas komunikatës së shtypit të FBI-së, ky operacion është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Shekulli.
Policia amerikane ka njoftuar se 46 mafiozët janë arrestuar në Nju-Jork, Newark, Boston, Miami e New Haven. Ato shtojnë se mes të arrestuarve ka dhe eksponentë të familjes së njohur mafioze Columbo.