Goditjet në tru

Njohja me goditjet në tru

Goditjet në tru janë shkaktari i tretë kryesor i vdekjes së njerëzve dhe shkaktari kryesor i cili shkakton paaftësitë tek adoleshentët. Për rreth 4,500,000 të vdekur me goditje janë raportuar në vitin 1990 kurse në vitin 2020 parashihet të ketë rreth 7.7 milion të vdekur nga goditjet në tru. Lajmet e mira janë që mjekimet ekzistojnë dhe zvogëlojnë mjaft mire dëmet që shkaktohen nga goditjet në tru. Sidoqoftë, ju duhet t’i njihni simptomat e një goditjeje në tru dhe të arrini në spital në mënyrë të shpejtë. Marrja e mjekimit brenda 60 minutave mund parandaloj paaftësitë. Për shifrat për të vdekurit nga goditjet në tru shikoni në web faqen e Kombeve të Bashkuara në linkun e më poshtëm:

Çka është një goditje në tru?

Një goditje, ndonjëherë quhet një “sulm në tru,” ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru është ndërprerë. Kur një sulm ndodh, qelizat në një hapsirë të trurit menjëherë fillojnë të vdesin sepse qelizat ndalojnë së marruri oksigjen (O2) dhe lëndë tjera ushqyese me të cilat qelizave u duhet të funksionojnë.

Çka e shkakton një goditje (sulm)?

Eksiztojnë dy lloje të mëdha të goditjeve në tru.

I pari, quhet goditja ishemike, e cila shkaktohet nga një lëmsh gjaku i cili e bllokon apo i vë tape një ene të gjakut apo arterie në tru. Për rreth 80% të të gjitha rasteve me goditje në tru janë ishemike. I dyti, e njohur si goditja hemorragjike, shkatohet nga një enë e gjakut në tru që e çanë enën e gjakut dhe gjaku rrjedh në tru. Për rreth 20% e goditjeve në tru janë hemorragjike.

Çfarë paaftësi mund të rezultojnë prej një goditjeje (sulmi) në tru?

Edhe pse goditjet në tru janë një sëmundje vetëm e trurit, mund të ndikojnë edhe në tërë trupin. Efektet e një sulmi apo goditje sillen nga ato më të lehtat deri tek ato më të fortat dhe mund të përfshijnë paraliza, probleme me të menduar, probleme me të folur dhe probleme emocionale. Pacientët gjithashtu mund ndiejnë dhembje apo mpirje pas një sulmi në tru.

Njohja e shenjave

Sepse sulmi e dëmton trurin, ju ndoshta as që nuk e vëreni që keni pasur sulm. Tek dikush tjetër sulmi dallohet qartë, duket i pavetëdijshëm apo i hutuar. Viktimat e sulmeve kanë rastin më të mirë se nëse dikush ndodhet afër tyre mund t’i dalloj qartë simptomat dhe vepon shpejtë.

Cila janë simptomat e një sulmi (goditje)?

Simptomat e sulmeve janë të qarta sepse ndodhin shpejtë:

Mpirje apo ligështi e papritur e fytyrës, krahut apo këmbës (veçanërisht në njërën anë të trupit)

Huti e papritur, të folur të turbullt apo kuptim se nuk flet fjalim të qartë

Shikim i paqartë dhe i papritur në njërin apo në të dy sytë

Ecje e çrregullt dhe e papritur, marramendje, humbje e ekuilibrit apo e drejtpeshimit

Dhimbje koke të forta dhe të ashpra pa ndonjë shkak të njohur

Veprimi në kohë

Goditja në tru është një emergjencë mjeksore. Çdo minutë llogartiet kur dikush ka një sulm në tru. Rrjedhja afatgjate në tru është ndërprjerje e trurit, dëmi është më i madh. Mjekimi i menjëhershëm mund t’i ruaj jetërat e njerëzve dhe rrit mundtësitë për shërim të suksesshëm.

Pse është e nevojshme që të veprohet shpejtë?

Goditjet ishemike, janë llojet më të shpeshta të goditjeve, mund të mjekohen me barin e quajtur t-PA, i cili e shpërbën lëmshin e gjakut i cili e ka bllokuar rredhjen e gjakut në tru. Dritarja e mundësisë së fillimit të mjekimit të pacientëve me goditje është 3 orë, por llogaritur këtu edhe marrjen e mjekimit, pacientët duhët që të arrijnë në spital brenda 60 minutave.

Cila është dobia e mjekimit?

Një studim 5 vjeçar ka gjetur se disa pacientë të cilët kanë marrur barin t-PA brenda 3 orëve prej fillimit të simptomave ishte së paku 30% më i shërueshëm se paaftësimi i sëmundjes për 3 muaj më pas.

Çfarë mund të bëj unë që ta parandaloj një sulm (goditje)?

Mjekimi më i mirë për sulmet në tru është parandalimi. Ekzistojnë faktorë të ndryshëm që i rrisin mundësitë për të patur sulm në tru:

Shtypja e lartë e gjakut

Sëmundjet e zemrës

Duhani

Diabetët (sëmundja e sheqerit)

Sasia e lartë e kolesterolit

Nëse pini duhan – ndërprejeni. Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, diabet apo sasi të lartë të kolesterolit, vendosja dhe mbajtja e tyre nën kontrollë do ta zvogëlonte mundësitë për të patur sulm apo goditje në tru.

Klubi Kulturor

Përgatitën studentët e mjeksisë/kohaislame

Artikulli paraprakSi të bëhem prind i mirë
Artikulli vijuesBllokimi i arterieve