Mbipesha në rini çon drejt vdekjes më të hershme?

Meshkujt të cilët kanë mbipeshë në vitet e hershme të njëzeta janë dy herë më shumë të rrezikuar që të vdesin para moshës 55 vjeçare, në krahasim me moshatarët e tyre që kanë peshë mesatare.

Një studim, i cili ka zgjatur 33 vjet, janë përfshirë 6.500 danezë, të cilët në fillim të saj kishin nga 22 vjet. Në mesin e pjesëmarrësve me mbi peshë ishin 1.5 për qind, përkatësisht 97 prej tyre.

Indeksi i masës trupore të tyre ka qenë 30 ose më i lartë. Shumica e pjesëmarrësve, 83 për qind (5.407), kanë pasur “peshë normale”, në fakt kanë pasur indeks të masës trupore mes 18.5 dhe 25.

Deri në moshën 55-vjeçare, gati te gjysma e pjesëmarrësve me mbipeshë, është diagnostikuar diabeti i tipit 2 ose shtypja e lartë e gjakut, ose kishin përjetuar infarkt ose sulm në tru, ose kanë pasur droçka të gjakut në këmbë ose mushkëri, ose tashmë kishin vdekur.

Ekipi danez ka vërtetuar që secila pikë shtesë në indeks e rrit rrezikun nga infarkti për pesë për qind, nga shtypja e lartë e gjakut dhe droçkat për 10 për qind, ndërsa nga diabeti për 20 për qind.

Artikulli paraprakDushi përmirëson memorien e fëmijës
Artikulli vijuesDeputetët britanikë konsumojnë alkool në Parlament