Gazeta serbe “Novosti” në ballinën e saj sot i ka bërë vend reperit shqiptar Gold AG.
“Rebeli nga Kosova vret serbët në videoklip”, është titulli që i është vënë këtij teksti. Në tekst thuhet se në njërën nga skenat këngëtari nga Kosova “likuidon policinë serbe”.
Ky artikull vjen pas publikimit të këngës “Pushka e Lirisë, të cilën Gold AG e ka realizuar në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Kjo këngë ka zgjuar reagime të shumta nga serbët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
Për të njëjtën këngë dje ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Si duket, videoklipi i kësaj kënge është hequr edhe nga rrjeti YouTube./Express