Ekspertët: Dibra e Madhe “vdes” nëse lumit Radika i ndryshohet rrjedha

0
136

Nëse lumi Radika do të ndryshojë rrjedhën kjo do të ishte vdekje për Dibrën e Madhe. Kështu u konstatua sot në rubrikën ‘Opinion’ në tvNews24, nga Bashkim Mashkulli, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër, Prof.dr Abdyl Koleci, inxhinier i mekanikës, Dritan Lleshi, Përfaqësues i Shoqatave joqeveritare në Dibrën e Madhe.

Kryetar i Këshillit Bashkiak,  Mashkulli theksoi se ankesën e tyre e kanë dërguar në 3 qeveria, ajo e Kosovës, Shqipërisë dhe e Maqedonisë. Sipas tij, projekti i Maqedonisë do të shkatërronte Dibrën e Madhe.
“Qeveria e Maqedonisë në mënyrë të paligjshme dëshiron të cojë nga rrjedha natyrore për ti cuar nga lumi Drin në lumin Vardar. Këto vendime ia kemi cuar dhe qeverisë së Kosovës, dhe Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë. Atje në Dibër është punuar në katet e lumit të Radikës, ata dëshirojnë që asnjë pikë ujë të mos kalojë më në Dibër të Madhe dhe të mos derdhet asnjë pikë në lumin e Drini të Zi.
Për zonën e Dibrës, marrja e lumit do të ishte vdekje natyrore. Me marrjen e këtij numri, vaditjen e tokës, bien poshtë gjithë të ardhurat, i merret Dibrës një gjë që ia ka falur zoti. Dibra vdes pa ujin”.
Edhe Dritan Lleshi shprehu shqetësimin mbi këtë projekt të Maqedonisë. Ai pohon se protestat do të jenë më të forta dhe sot aktualisht kërkojnë ndihmë nga shqiptarët në mbrojtje të ujit.
“Shoqëria atje është e shqetësuar se ndërrmarja që po ndërton këtë hidrocentral dhe se uji do të merret. Kemi një të kaluar të hidhur, Dibrës i është marrë toka më pjellore në atë kohë kemi qenë nën një regjim diktatorial dhe askush nuk na mbrojti dhe ne nuk e shpëtuam dot atë tokë, dhe sot premtimet janë të shumta dhe sot Dibrës aktualisht po i merret uji, po i merret jeta. Nuk e lemë të thahet, kemi pas nesh organizata që na ndihmojnë, protestat do të jenë edhe më të forta. Por ne presim një mbështetje nga shqiptarët se janë direkt të prekun nga kjo. Populli dibran mendon se ata do të vendosin të fundit”, transmeton bw.
Kurse Koleci tha se zanafillen projekti i sotëm e ka prej liqenit të Mavrovës.
“Zanafilla e këtij projekti është që nga viti 1948 që kur u dha viza për liqenin e Mavrovës dhe ujrat janë kapur në atë kohë në marrëveshjen me Shqipërinë”.
Ekspertët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve, por janë kundër një projekti që do të dëmtonte florën dhe faunën e një zonë te tërë. Sipas tyre, flora dhe fauna në Dibrën e Madhe përbën rreth 50% të gjithë Maqedonisë.
“Le të ndërtohen hidrocentrale, uji të kalojë në Dibër të shkojë në detin Sdriatik, por me ndaljen e Radikës, kthimin në anën tjetër do disbalancohen dhe ujërat nëntokësore. Ekziston mundësia që të ndodhë tërmet sic ka ndodhur me tharjen e një liqeni dikur, ose të thahen llixhat e Dibrës. Dhe kjo është një katastrofë e madhe, bile në Korab dhe në luginën e Radikës janë mbi 50% e florës dhe faunës së gjithë Maqedonisë. Ai është park nacional i ruajtur nga UNESCO, si ka mundësi që është një projekt politik ky që shkatërron këtë pasuri kombëtare/kohaislame