Golf GTI 2019, model i veçantë i Volkswagenit

0
194
Volkswageni raportohet se është duke punuar që ta lansojë modelin Golf GTI-në në fillim të vitit 2019.
 
Sipas “Automobile Magazine”, modeli i ridizajnuar do të ketë platformën MQB Evo dhe do të ketë hapësirë më të madhe mes rrotave të prapme dhe atyre të përparme. Vetura po ashtu pritet të jetë 22 – 45 kilogramë më e lehtë se modeli aktual.
 
Akoma nuk dihen specifikat e modelit Golf GTI 2019, por pritet një trup më aerodinamik.
 
Në kabinë raportohet se do të jetë i pranishëm koncepti Golf R Touch dhe një numër i madh i opsioneve të teknologjisë së lartë, sistemi informativ me zë dhe teknologjia e njohjes së gjesteve.
 
Sa i përket motorit, revista thotë se do të jetë 2.0 litër turbo me katër cilindra që ofrojnë 300 kuajfuqi. Marshi besohet se do të jetë manual me gjashtë shpejtësi.