Facebook për Android sjell mundësinë e futjes së fotografive në mesazhe

Nëse e përdorni Facebook-un në smartfonin tuaj Android ky lajm do t’ju gëzojë.

Versioni i ri i aplikacionit Facebook për Android, i cili ndodhet tashmë në dyqanin Google Play, sjell mundësinë e shumëpritur të futjes së fotografive në mesazhe.

Fotografinë mund ta zgjedhni nga galeria apo ta kapni nga vetë aplikacioni.

Risia tjetër qëndron në mundësinë e futjes së smiley-ve në mesazhe, që do të kontribuojë në përvojën vizuale të mesazheve dhe të vrasë paksa monotoninë.

Nëse nuk e keni pranuar ende njoftimin për këtë përditësim, vizitoni dyqanin Google Play dhe instaloni versionin e ri të Facebook-ut. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakDASHURIA PËR VENDIN E PUNËS
Artikulli vijuesPartia për Drejtësi dhe Zhvillim fiton zemrat e turqve