Gomat, më të mëdha dhe më të ngushta

Duke pasur parasysh konceptet më të reja sikur Audi Urban Concept dhe Toyota i-Road, duket se makinat në të ardhmen do të ngjajnë me bolidët garues nga vitet e ’30 të shekullit të kaluar të cilët kanë përdorur goma të larta dhe të ngushta.

Siç pohon “Pirelli”, rregullat gjithnjë e më të ashpra të Unionit Evropian do t’i detyrojnë prodhuesit që në mënyrë drastike ta ndryshojnë dizajnin e gomave klasike në mënyrë që të sigurojnë nota sa më të larta.

Këtu në radhë të parë vjen në shprehje zvogëlimi i rezistencës që të kursehet sa më shumë karburanti, por edhe efekti i tyre në kushtet e lagështa, i cili është i rëndësishëm për sigurinë e udhëtarëve. Që të arrihen qëllimet e përcaktuara, gomat pra do të bëhen më të larta dhe më të ngushta dhe diametri i tyre do të rritet nga të tanishmit 16 inç në 21 inç dhe atë që nga viti 2020./zeri/kohaislame

Artikulli paraprakFacebook përmirëson sistemin e komenteve për profilet me shumë fansa
Artikulli vijues6 Arsye pse preferohet gjumi gjatë pasditës