Softveri malinj po bëhet gjithnjë e me inteligjent

Në raportin e vet lidhur me kërcënimet kompjuterike në çerekun e katërt të vitit të kaluar McAfee thekson që gjithnjë e më shumë organizata po bëhen cak i sulmeve kompjuterike gjithnjë e më inteligjente.

Numri i “kuajve trojanë” të cilët kanë për qëllim vjedhjen e passwordëve është rritur për 72 për qind në çerekun e kaluar. Disa nga këta trojanë janë pjesë e sulmeve të përshtatura për organizata të caktuara, ndërsa të tjerët janë trojanë standardë të cilët sulmojnë të gjithë kompjuterët.

Po ashtu theksohet rritja e madhe e sulmeve të sigurisë në fusha të reja të ndryshme, si fabrika, korporata, agjenci qeveritare dhe pajisjet të cilat i ndërlidhin.

Softveri malinj mobil po ashtu është në rritje të madhe, gjegjësisht McAfee në vitin e kaluar ka zbuluar 44 herë më shumë softver malinj mobil se një vit më parë. Në rritje janë edhe webfaqet e Internetit me përmbajtje malinje, dhe ato po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në vend të kompjuterëve të infektuar (botnetëve) për përhapjen e përmbajtjeve malinje./koha/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle brengoset për dominimin e Samsungut në botën e Androidit
Artikulli vijuesFlamuri i Maqedonisë hiqet nga ‘NEWBORN’