Google është bërë brendi më i vlefshëm në botë, duke e marrë primatin nga Apple, njoftoi konsulenca e pavarur Brand Finance në raportin e saj global, të 500-in me radhë.
Vlera e “makinës së kërkimit” është rritur për 24 për qind në shifrat prej 109.5 miliardë dollarë nga 88.2 sa ka qenë vitin e kaluar.
Kompania u mundëson brendeve më të mëdha në botë të arrijnë te konsumatorët e tyre dhe të ndërtojnë brendin autokton të tyre (përmes kërkimit dhe reklamimit)”, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se Google mbetet i pasfiduar në lëmin e kërkimit, që është burimi kryesor i të hyrave reklamuese.