Google brengoset për dominimin e Samsungut në botën e Androidit

Siç raporton Wall Street Journal Google është mjaft e brengosur për dominimin e Samsungut në botën e telefonave Android. Samsungu vitin e kaluar e përfundoi me hise prej 40 për qind të tregut të smartphonëve, ku shumica ishin telefona Android.

Andy Rubin më herët kishte uruar kompaninë Samsung për këtë sukses të madh, por ka shtuar që Google mund të gjendet në pozitë të palakmueshme, nëse Samsung shkëputet tepër shumë nga konkurrenca Android. Samsungu do të mund të kërkojë më shumë nga kompania Google ose eventualisht të bëjë diçka të ngjashme si Amazoni me nënversionin e vet të sistemit Android dhe me një vend të posaçëm për blerjen e aplikacioneve. Wall Street Journal shton që Motorola do të mund të jetë mbështetje, dhe që Google e ka blerë këtë kompani si pjesë të taktikës mbrojtëse.Ç’është e drejta, produktet e kompanisë Motorola nuk kanë lënë ndonjë gjurmë të madhe as pas blerjes nga gjiganti i madh, por gjërat do të mund të ndryshojnë pasi që Google dhe Motorola të prezantojnë telefonin X Phone – pajisjen e cila ka shkaktuar hamendësime të mëdha tashmë një kohë të gjatë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakKryengritësit sirian mohojnë se kanë marrë armë nga Kroacia
Artikulli vijuesSoftveri malinj po bëhet gjithnjë e me inteligjent