Google Earth sjell imazhe 3D në iPad dhe iPhone

Google bëri të ditur të enjten se imazhet 3D do të jenë të dukshme në versionin më të fundit të Google Earth për iPad-in e ri, iPad 2, iPod touch dhe iPhone 4S.

“Me lansimin e sotëm të Google Earth për iOS, mund të fluturoni virtualisht nëpër imazhet më spektakolare 3D të botës dhe të ndiqni ture virtuale nëpër vende ku nuk keni qenë asnjëherë – të gjitha këto me një prekje të lehtë të ekranit,” shkroi në blog Peter Birch, menaxher produkti i Google Earth.

Birch theksoi se Tour Guide i lejon përdoruesit të navigojnë përmes thumbnail-eve për të eksploruar cilindo qytet apo pikë turistike. Disa nga fotot janë kapur nga njerëz të thjeshtë dhe janë ngarkuar në Picasa apo Panoramio.

Aktualisht, mund të kalosh virtualisht përmes Boulder, Boston, Charlotte, Lawrence (Kan.), Long Beach (Calif.), Los Angeles, Portland (Ore.), San Diego, Santa Cruz, Tampa, Tucson, si dhe në zonën e Gjirit të San Franciscos (përfshirë Gadishullin dhe Gjirin Lindor) si dhe në Romë. Birch shkruan në blog se skuadra e tij po shton vendndodhje të tjera 3D sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri në fund të 2012-ës, Google synon të ketë ture me foto të zonave metropolitane. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakiPhone 5 të lansohet më 12 shtator?
Artikulli vijuesE tërë mjekësia në gjysmën e një ajeti kuranor