Google më në fund konfirmoi se po e hulumton prototipin e syzeve për realitetin e zgjeruar (augmented).
Google nën projektin e emërtuar Project Glass zhvillon syzet të cilat mundësojnë vendosjen e informatave të ndryshme në kohë reali mu para syve të shfrytëzuesit e në lidhje me objektet kah të cilat janë të drejtuara. The New York Times më herët lajmëroi se një nga shkencëtarët që merr pjesë në projekt, Babak Parviz, i cili është ekspert i bionanoteknologjisë dhe i cili në universitetin Washington zhvilloi kontakt lentat që përfshinin elektronikën dhe të cilat drejtpërdrejtë mund ti shfaqin imazhe shfrytëzuesit.
Video të cilin Google e vendosi në YouTube tregon se si shfrytëzuesi i syzeve i cili ecën nëpër rrugën e Mnhatenit dhe pranon informatat në kohë reale në lidhje me objektet e ndryshme.