Google Now zgjedhet inovacioni i vitit

Që nga lansimi i shërbimit Google Now nga gjiganti botëror i produkteve dhe shërbimeve teknologjike, shumë admirues të këtyrë shërbimeve janë mahnitur nga shërbimi i ri dhe mundësitë e tij të ndryshme të shfrytëzimit.

Së fundi, duket se shërbimi i ka lënë të njejtat përshtypje edhe ueb faqes së famshme për shkencë dhe teknologji, Popular Science, Këta të fundit e kanë përzgjedhur Google Now inovacion të vitit.  

Çdo fundvit Popular Science zgjedh fituesit për produktet dhe shërbimet teknologjike që sjellin ndryshime në botën tonë.

Fituesit e kaluar kanë qenë produktet si kamera digjitale, TiVo, SpaceShipOne, iPhone dhe App Store nga Apple.

“Ndërfaqet me zë sikur Siri duken të vjetëruara nëse bëjmë krahasim. Me Google Now, ju nuk nxjerrni telefonin kur keni ndonjë ide të re – telefoni juaj ju lajmëron juve kur diçka e re po ndodh.” kanë deklaruar zyrtarët e Popular Science.

Sa për rifreskim të memories suaj, Google Now është shërbimi i ri nga Google që ka qëllim informimin tuaj rreth motit, takimeve, trafikut në komunikacion si dhe shumë informatave tjera të cilat mund t’i personalizoni sipas interesave tuaja.

Artikulli paraprakEleven përzgjedh vëzhgues për Kosovë
Artikulli vijuesGoogle nxjerr Android 4.2 source code