Google promovon përmbajtjen ueb në arabisht

Google ka lajmëruar një iniciativë që do të zgjasë një muaj e që do të ketë për qëllim promovimin e përmbajtjes arabisht në ueb.

Programi mban emrin “Arabic Web Days” dhe synon të rrisë sasinë e përmbajtjes në gjuhën arabe në internet.

“Përmbajtja arabe në ueb përfaqëson vetëm 3% të përmbajtjes totale dixhitale online”, shkruante Google në postimin në blog. “Por, folësit e gjuhës arabe përbejnë mbi 5% të popullsisë së botës.”

Së bashku me partnerë të tjerë, Google po organizon një seri eventesh online dhe offline, përfshi Google Hangouts me ‘ekspertë të industrisë’, një konkurs infografik si dhe festimin e “Arabic Web Day” në 12 dhjetor.

“Gjithçka ka në qendër përdoruesit”, u shpreh Maha Abu Elenein, drejtor i Google në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. “Ne duam që interneti të jetë i përshtatshëm edhe për përdoruesit që flasin arabisht.”

Google ka lançuar gjithashtu një Arabic only blog, si dhe një video promovuese në YouTube në gjuhën arabe të cilën mund ta shihni më poshtë. (PCWorld

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/HpjdCpjEp7c” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakTableti FamilyPad i Archo-s, i dizajnuar për familjet
Artikulli vijuesTurqia tregoi për tankun e ri