Tableti FamilyPad i Archo-s, i dizajnuar për familjet

Tre muaj pasi u zbulua nga mediat tableti Archos FamilyPad, kompania ka deklaruar se ai do të jetë në shitje për festat e fundvitit.

Siç kuptohet edhe nga vetë emri, tableti 13.3 inç është dizajnuar për të gjithë familjen, pra që të gjithë pjesëtarët e saj të mblidhen së bashku (edhe pse mund të mos jetë edhe aq e rehatshme nëse familja ka më tepër se katër pjesëtarë).

Me suportin multitouch 10x, Archos deklaron se familjet mund ta përdorin për të parë filma, për të mbajtur në mënyrë të organizuar fotot, për t’i shpërndarë ato si dhe për të luajtuar digital board games. Në këtë aspekt, vijnë të instaluara automatikisht disa lloje.

Gjithsesi, FamilyPad nuk ka specifikimet më të larta. Rezolucioni është HD 1,280×800, ka 8 GB hapësirë të brendshme, një vend për kartëmicroSD, procesor 1GHz ARM Cortex A8, dalje për HDMI si dhe dy kamera 2 MP, një në pjesën e përparme dhe tjetra në pjesën e pasme.

Tableti operon me Ice Cream Sandwich dhe ofron një ‘sërë llogarish e-maili për secilin nga pjesëtarët e familjes’. N

ë Mbretërinë e Bashkuar mund të blihet prej dhjetorit për 274.99 £ ndërsa në SHBA nuk ka ende një datë zyrtare për lançimin. (PCWorld

Artikulli paraprakAndroid 4.1 Premium Suite vjen në Galaxy Note 10.1
Artikulli vijuesGoogle promovon përmbajtjen ueb në arabisht