Google TV lansohet në Britani

Google gjatë një konference që u zhvillua dje bëri me dije se Google TV do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javës së tretë të korrikut, më një paraporosi të Sony NSZ-GS7 që kushton 200£. Një NSZ-GP4 me lexues Blu-ray 300£ është planifikuar të shfaqet më vonë këtë verë, por nuk ka ndonjë datë të saktë për një set të integruar televizori që do të vijë në Britani.

Dy ofertat e Sony sjellin me vete gjeneratën e dytë të Google TV, një inovacion shumë i pritur nga përdoruesit e apasionuar të teknologjisë. Gjithashtu ka dhe një telekomandë si një laptop me prekje nga përpara dhe një tastierë në pjesën e pasme.

Chrome për TV

Aparati është i dizajnuar që të përmbushë kërkesat e njerëzve që tashme kanë një “set-top box” me Google TV që ofron një aplikacion për përdoruesin përmes dyqanit të ri Google Play, e që është një ekran shumë i mirë, i afërt me Youtube dhe ofron një shfletues Chrome të modifikuar.

Ajo që Google TV ofron është Interneti në TV dhe Google TV. Kjo do të thotë se përmbajtjet e reja që njerëzit nuk mund t’i qasen në TV, do të ofrojnë një përvojë krejtësisht ndryshe me këtë inovacion të ri. Google TV përpiqet të adresojë problemet që janë shumtë të ngjashme me ato që pamë në tregun e smartfonëve para disa vitesh.

Google TV ka dy pjesë kryesore: e para është sistemi operativ i bazuar në Android që është përshtatur për një ekran të madh, dhe e dyta është një set me aplikacione Google gjithashtu të përshtatura për këtë ekran, si dhe Google Chrome, Youtube dhe dyqani Google Play.

Një nivel i ri

Sony thotë se oferta prej 200£ ofron një shfletues apo aplikacione në vend të përmbajtjes normale të ofruar nga TV-të tjerë. Njerëzit dëshirojnë kërkojnë përmes Google për çdo informacion që duan të gjejnë dhe duan të ndërveprojnë me të ashtu siç janë mësuar në tabletët apo celularët e tyre.

Google TV është nivel krejtësisht tjetër, duke ofruar një gamë të gjërë ndërveprimi dhe aplikacione të reja në të. Google dhe Sony duhet të punojnë shumë për të bindur konsumatorët britanik që ata po paguajnë për të blerë një produkt shumë cilësor. /PCWold Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakMozilla lëshon Firefox 14 për Android
Artikulli vijuesRiformatohet FK-ja