Gostivari ndër komunat me shtim më të madh popullsisë, fillimi i 2015-ës me +72 persona

Gostivar, 31 gusht – Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e parë të vitit 2015, në komunën e Gostivarit është 218, raporton Radio Vala. Ndërkaq numri i të vdekurve është 146 persona, prej tyre vetëm një vdekje foshnje. Kështu që rritja natyrore në komunën e Gostivarit në tremujorin e vitit 2015, është për 72 persona.

Komuna e Gostivarit radhitët në vendin e shtatë si komunë që ka shtim të numrit të popullsisë +72 në tre mujorin e parë të 2015-ës, ndërsa para Gostivarit janë Saraji me +118 persona, Çairi +117, Studeniçani +95, Tetova +94, Qendra +84, Shuto Orizari +74, Gostivari +72, Struga +70, Dibra +56 dhe qytetet tjera. E ndërkaq te komunat me shumicë maqedonase më shumë ka të vdekur se të lindur. Në Manastir është -85 persona, Veles -41, Gjevgjeli -16, Prilep -39, Ohër -32.

Në nivel të republikës, numri i foshnjave të lindura për dallim nga viti i kaluar është ulur për 4% dhe arrin 5683 foshnje të lindura. Numri i të vdekurve në tremujorin e parë ka shënuar rritje për 2.3% dhe prej tyre 48 janë foshnja. Rritja natyrore arrin 791 persona, që do të thotë për aq persona numri i foshnjave të lindura është më i lartë se numri i personave të vdekur.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakNë 24 orët e fundit mbi 1000 refugjat janë futur në Maqedoni
Artikulli vijuesDyqind familje rome jetojnë në kushte ekstreme për jetë në Resnje