Shqipëtari humb paratë në kazino, gënjen se e kishin rrahur dhe vjedhur!

Një 34 vjeçar nga fshati Kopanicë e Tetovës, dje është raportuar rrahjen e cila sipas tij ka ndodhur rreth orës 19 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë.

Në atë kohë, tre persona, njëri prej të cilëve e kishte njohur më parë, me forcë kanë hyrë në automjetin “Golf”, e cila kishte ndaluar në rrugë dhe i kërkuan para.

Automjeti menjëherë ishte drejtuar për në stacionin e trenit të Tetovës, dhe dy personat e panjohur në mënyrë të përsëritur e kanë rrahur me grushta në kokë dhe në trup dhe i morën 100 euro dhe një telefon celular dhe pastaj u lanë I.A pranë një dyqan, ku me shofer taksie shkoi në Kopanicë dhe u tha të afërmeve se çka i ka ndodhur, njofton TetovaSot.
Menjëherë I.A. ka kërkuar ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku për shkak të lëndimeve në

Lëndimet e tij janë foto dokumentuar dhe pas aktiviteteve të mara nga policët e Tetovës, dhe në koordinim me Prokurorin e Përgjithshme është përcaktuar se I.A. në mënyrë të rrejshme ka raportuar rrahjen dhe nga fillimi në fund e ka shpikur historinë, pasi në kazino të Tetovës i ka humbur disa para.

Duke dashur të jetë më i besueshëm dhe për të justifikuar humbjen e parave para familjes ishte goditur vetë në murin e shtëpisë së tij në Kopanicë dhe më vonë shkoi në spital të Tetovës.

Pas pastrimit të plotë të rastit, ai do të përballet me kallëzimin e duhur.

Artikulli paraprakVIDEO – Dëshira për udhëheqje
Artikulli vijuesSlovakia do ndihmojë me 25 policë kufitarë Maqedoninë