19 Vite më parë, pikërisht më 9 korrik, policia maqedonase ndërmori aksion për të larguar flamurin shqiptar nga godina e Komunës së Gostivarit, protestë e cila pati edhe pasoja fatale në njerëz. U vranë 3 protestues, kurse u plagosën më shumë se 100 të tjerë.
Kishte edhe shumë protestues të arrestuar, mes të cilëve edhe vet kryetari i atëhershëm i komunës, Rufi Osmani, i cili më 27 Janar të vitit 1997, solli vendimin për vendosjen e flamurit shqiptar dhe atij turk, në godinën e komunës, përkrah atij maqedonas, duke dashur që të pasqyrojë pasqyrën multietnike të qytetit që ai drejtonte.