Mbreti saudian do të pres Unionin e Dijetarëve Muslimanë

Arabia Saudite do të jetë nikoqire e Unionit të Dijetarëve Botërorë Muslimanë të cilët do të marrin pjesë në konferencën Islame që organizohet nga mbreti Selman Bin Abdulaziz, njofton gazeta jordaneze Sabil.
 
Burime pranë Unionit kanë thënë se sekretari gjeneral prof. Ali Karadagi ka arritur në saudi me ftesë të mbretit.
 
Unioni i Dijetarëve muslimanë udhëhiqet nga shejh Jusuf El-Kardavi i cili njihet si i afërt me Vëllazërinë Muslimane.
 
Analistët konsiderojnë se ky është një ndryshim i qëndrimit saudian ndaj lëvizjes islamike.  Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar Unionin e Dijetarëve Muslimanë e vendosën në listën e organizatave terroriste.
Artikulli paraprakShqipëri, reagime të ashpra nga politika në lidhje me rastin e deputetit Tom Doshi
Artikulli vijuesArbana Xharra shpërblehet me çmim prestigjioz për luftën ndaj Islamit…