Grafite antishqiptare në Kumanovë

Kumanova dy ditëve të fundit është zbardhur me grafite masive antishqiptare në disa lagje qendrore të qytetit, informon agjencia e lajmeve INA

“Vdekje për shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Kumanova pa shqiptarët” si dhe shenja të emblemës serbe janë përmbajtjet e grafiteve që janë hasur pranë shkollave dhe spitalit në Kumanovë.

Qytetarët janë të indinjuar nga këto akte që nxisin urrejtje dhe se apelojnë që policia të ndërmarrë masat për të gjetur autorët.

Pjesa më e madhe e grafiteve janë në shkollën “Naim Frashëri” ku janë kamerat e sigurisë pranë shkollës që mund të zbulojnë autorët e këtyre grafiteve.

“Janë kamerat aty pranë dhe shumë lehtë mund të zbulohet se kush ka mundur të shkruajë këto grafite”, theksoi një banorë i lagjes pranë kësaj shkolle.

SPB në Kumanovë ka theksuar se po ndërmerrë masat për të gjetur autorët e këtyre akteve vandale dhe nxitëse të urrejtjes.  (INA/kohaislame

Artikulli paraprakSkandali i peshkopit, furtunë në media
Artikulli vijuesNeonazisti grek përdhunon vajzën e mitur shqiptare