Greqi: Në Turqi janë dërguar 202 migrantë

Greqia i ka dërguarmë se 200 migrantë në Turqi, në valën e parë të dëbimit sipas planit të Bashkimit Evropian për zbutjen e migrimit masiv në Evropë, njofton REL.

Gjithsej, 202 persona nga 11 vende, 191 meshkuj dhe 11 femra, janë dërguar në Turqi nga ishujt grekë, Lesbos dhe Kios, gjatë ditës së djeshme.

Nga ana tjetër, 43 azilkërkues nga Siria janë dërguar mbrëmë në Gjermani dhe Greqi nga Turqia, po ashtu, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, lidhur me krizën e migrantëve në Evropë.

Kjo marrëveshje është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut.

Artikulli paraprakE majta: Të zbardhen emrat e qytetarëve të Maqedonisë që janë pjesë e “Panama dokumenteve“
Artikulli vijuesMinistria e Mbrojtjes të Azerbejxhanit: Vriten 70 ushtarë armenë