Greqi – SYRIZA kryeson sondazhet

SYRIZA kryeson me diferencë 3,1 për qind nga 3,4 që ishte diferenca javën e kaluar, ndërsa Antonis Samaras ruan dominimin e vet në preferencën si kryeministri më i përshtatshëm.

Një ngushtim të diferencës mes SYRIZA-s dhe ”Demokacisë së re” tregon sondazhi i kompanisë ”Rass” që u publikua në gazetën greke ”Eleftheros Tipos”.
SYRIZA kryeson me diferencë 3,1 për qind nga 3,4 që ishte diferenca javën e kaluar, ndërsa Antonis Samaras ruan dominimin e vet në preferencën si kryeministri më i përshtatshëm.
Më konkretisht, SYRIZA grumbullon 30,4 për qind të votave, ”Demokracia e re” 27,3, Partia Komuniste 4,8, ”Lumi” 4,7, ”Agimi i artë” 3,8, PASOK-u 3,5, ”Grekët e Pavarur” 2,5.
Parti tjetër deklarojnë se do të votojnë 3,8 për qind e të anketuarve, ndërsa vota e papërcaktuar arrin në 15,2.
Mes dy liderëve kryesorë politikë, Antonis Samaras ka avatazh të madh prej 7,6 për qind për sa i përket pyetjes kush është më i përshtatshëm për kryeministër, duke grumbulluar 41 për qind kundrejt 33,4 të Aleksis Ciprasit.

Syriza, koalicioni i krahut të majtë dhe partive radikale të majta. Koalicioni fillimisht përfshinte një koleksion të gjerë të grupeve (trembëdhjetë në total) dhe të politikanëve të pavarur, duke përfshirë demokrat socialistët, populistët e krahut të majtë dhe grupet të gjelbërta të majta, si dhe Maoistët, Trockistët, eurokommunistët por edhe euroskeptikët.

Artikulli paraprak138 gazetarë të vrarë në 2014
Artikulli vijues“Hyundai” investon 61 miliardë euro në teknologji dhe prodhim