Pas dritës jeshile që i dhanë ministrat e eurogrupit zgjatjes me 4 muaj të programit të borxheve të Athinës, për këtë të fundit mori start edhe një proces i vështirë pune.
Ministrat e eurogrupit, disa ditë para mbarimit të afatit për paketën e shpëtimit me vlerë 240 miliardë euro që i është dhënë Greqisë vitet e kaluara, i ndezën dritën jeshile kërkesë së Athinës për zgjatjen e programit të borxhit.
Me vendimin e marrë për të zgjatur programin financiar me 4 muaj pas vlerësimit të planit grek të reformave si të parashikueshëm për Athinën zyrtare filloi një proces i vështirë pune. Vetëm se para kësaj në disa vende të eurozonës vendimi i eurogrupit duhet miratuar në parlament.kriza e borxhit ne grei
Ministrat e financave të eurogrupit planin e reformave të paraqitur nga Greqia e vlerësuan në formën “me përfshirje të mjaftueshme për të qenë pikënisje”.
Tani vëmendja në lidhje me këtë çështje është drejtuar nga parlamentet e disa vendeve të eurozonës, ku do të votohet vendimi i eurogrupit.
Njoftohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka mbajtur një qëndrim të ngurtë përballë kërkesave të Greqisë, i ka bërë thirrje partisë së saj që të votojë pro vendimit për zgjatjen e programit të financimit në votimin që do të mbahet të premten në parlamentin gjerman.
Pas dritës jeshile që i dhanë ministrat e eurogrupit programit të borxheve të Athinës, për këtë të fundit mori start edhe një proces i vështirë pune.
E ndodhur nën peshën e rëndë të borxhit, Greqia në fund të katër muajve duhet ta bindë eurozonën se e meriton një ndihmë me afat më të gjatë.
Athina, e cila me çdo rast e përsërit që me këtë zgjatje 4-mujore që ka fituar do të ketë mundësi të marrë pak frymë, si objektiv final ka të sigurojë me kreditorët një marrëveshje afatgjatë, e cila do të ketë cilësinë t’ia lehtësojë pak barrën e tanishme të borxhit.
aleksis tsiprasQeveria e re greke në planin e ri të reformave që ka përgatitur, një peshë të madhe do ti kushtojë luftës kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, por ajo që ndiqet me kureshtje është se sa dhe në çfarë forme do të jetë në gjendje kryeministri Aleksis Cipras të mbajë premtimet elektorale.
Athina u zotua gjithashtu për të mos-vepruar në mënyrë të njëanshme në këtë proces.
Në pikën e arritur kreditori që ka qasjen më skeptike është Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Shefja e FMN-së, Kristin Lagard (Christine Lagarde) tha se plani i reformave që ka paraqitur Greqia ka nevojë për shprehje më të qarta, sidomos në fushat kyçe, siç janë sistemi i pensionimit, privatizimet dhe aplikimet tatimore.kohaislame