Ukrainë – Vazhdojnë shkeljet e armëpushimit

Pas arritjes së armëpushimit në Ukrainë sulmet janë pakësuar, por vende vende ka edhe shkelje, ndërkohë që Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë deklaroi se gjatë procesit ë përleshjeve ka pasur raste të shkeljes së të drejtave të njeriut nga të dyja palët
 
Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit armëpushimi në Ukrainë është shkelur 14 herë. 
Qendra e Antiterrorit në Ukrainë përmes një komunikate me shkrim bën të ditur se sulmet kanë pësuar një rënie të dukshme, por në disa zona armëpushimi vazhdon të shkelet.
Ndërsa Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë deklaroi se të dyja palët kanë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.
 
Drejtoresha e organizatës, Anna Neistat, tha se përgjegjës për përdorimin e forcës në formë të çrregullt janë si prorusët, ashtu edhe trupat ukrainase. anna neistat
 
Mendojmë se të dyja palët kanë përdorur bomba thërrmuese, u shpreh Neistat.
Kurse Sekretari amerikan i Shtetit, John Kery ka akuzuar Rusinë.
Kerry tha se Rusia për arsye të veprimeve në Ukrainë e kanë gënjyer në sy atë dhe të tjerët në shumë takime dhe platforma të ndryshme.
Rusinë e ka paralajmëruar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Loren Fabjus (Laurent Fabius).
Fabius tha se Bashkimi Evropian mund të shtojë sanksionet kundër Moskës në rast e pro-rusët do të sulmonin qytetin Mariupol.
 
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov tha se ka nga ata që duan dështimin e Marrëveshjes së Minskut. “Nuk do të lejojmë që marrëveshja të lançohet që tani si e dështuar”, shtoi ai.
Ndërkaq Kryeministri i Anglisë, Dejvid Kemërën (David Cameron) deklaroi se muajin e ardhshëm do të dërgojë në Ukrainë 75 personel ushtarak për konsulencë dhe stërvitje.
Kemërën tha se kjo ndihmë do të përfshijë çështje si konsulencë dhe stërvitje, për shërbimin sekret, për logjistikën dhe asistencën mjekësore.
 
Edhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, deklaroi se javën e ardhshme do të dërgohet në Ukrainë një ekip i vogël ushtarakësh për të dhënë asistencë mjekësore. kohaislame
Artikulli paraprakMemli Krasniqi ndanë 43 milionë euro për fermerët
Artikulli vijuesGreqia i përveshet punës për reformat