Greqia nis kthimin e emigrantëve në Turqi

Policia në ishullin grek të Lesbosit nën masa të rrepta sigurie ka nisur vendosjen e 131migrantëve dhe refugjatëve kryesisht nga Bangladeshi, Pakistani dhe Shrilanka nëpër anije, për t’i kthyer ata në Turqi. Këto janë grupet e para të njerëzve që depërtohen në Turqi, bazuar në marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, që ka për qellim pengimin e emigrimit ilegal në Evropë. Sipas marrëveshjes Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët dhe refugjatët, përfshirë ata sirianë, të cilët kanë hyrë në Greqi ilegalisht, në këmbim BE-ja do merr mijëra refugjatë sirianë direkt nga Turqia të cilët i kanë përmbushur procedurat e azil kërkimit, njofton Alsat M.

“Në këtë moment dhe në këtë formë është e vështirë të ndalohet emigracioni i tillë. Pavarësisht boshllëqeve serioze ligjore dhe mungesës së mbrojtjes adekuate në Turqi, BE-ja po vazhdon përpara me një marrëveshje të rrezikshme. Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat humanitare janë kundër këtij kthimi”, deklaroi Metin Korabatir, përfaqësues i sektorit joqeveritarë.

“Ky vendim do të na shkatërrojë. E kaluam detin prej Turqisë në Greqi para dy muajsh, i kaluam dy net në një ishull grek, pastaj autoritetet greke na çuan në kampin ushtarak ku i kaluam edhe dy net tjera. Kemi dy muaj që na torturojnë bashkë me familjet dhe fëmijët tanë. Vendimi për t’i kthyer pas refugjatët është shumë i vështirë për tu pranuar”, u shpreh një refugjat irakian.

Pas mbylljes së kufijve në Ballkan dhe Bashkimin Evropian, më shumë 50 mijë emigrantë dhe refugjatë po qëndrojnë në Greqi.

Artikulli paraprakUshtria e Azerbejxhanit shkatërron një shtab të forcave armene
Artikulli vijuesVritet prijësi xhihadist shqiptar në Siri, Almir Daci