Regjimi Sirian godet spitalet në Alepo

Aktivistët e Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluarara nga grupet kryengritëse.

Aktivistët thanë mbrëmë se sulmet ajrore kishin filluar natën më 23 korrik dhe kishin zgjatur deri në mëngjes dhe se në mesin e pesë të vrarëve ishte një fëmijë.

Rusia, aleate e regjimit sirian, rregullisht i ka marrë në shënjestër hapësirat nën kontrollion e kryengritësve në qytetin Alepo, me sulme ajrore.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në rrjetin Twitter ka thënë se raportet për sulmet në Alepo janë “lajme tmerruese”.

Artikulli paraprakTURQI, Masë paraburgim për 327 puçistë
Artikulli vijuesPlumbi qorr godet 74 vjeçarin përderi sa punonte në arën e tij