Greqia veto për Shkupin në Samitin e Çikagos

Udhëheqësit e partive politike greke dhe presidentit Karolos Papulias në një nga takimet për formimin e qeverisë së re greke, janë dakorduar që Greqia të vendos veto për pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e Çikagos.

Këto qëndrime të shprehura janë publikuar në transkriptin që ishte publikuar nga kabineti i presidentit Papulias, ku liderët e partive politike kanë shprehur qëndrime se pranimi i Maqedonisë në NATO nuk është në agjendën e Samitit në Çikago, por sipas tyre, në rast se do të bëhej tentim që kjo çështje të vendos në rend dite, atëherë pala greke duhet të vendos veton, informon INA.

Një nga përfaqësuesit më të ashpër të politikës greke në raportet me Shkupin është lideri i partisë nacionaliste “Grekët e Pavarur”, Panajotis Kamenos. (INA)

Artikulli paraprakShtyhet gjykimi kundër shqiptarit që dogji flamurin maqedonas
Artikulli vijuesPSE KAQ SHUMË VËMENDJE HOMOSEKSUALËVE