Sulmohet me zjarrvënie një xhami në Bullgari

Sulmohet përsëri Xhamia Hudavendigar në Plovdiv të Bullgarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të bërë nga Dejtoria e Përgjithshme e Policisë në Plovdiv theksohet se xhamia e cila njihet në komunitet si Xhamia e Premte (Xhamia Xhuma) ka qenë objektiv për zjarrvënie nga një person. Sipas dëshmitarëve, një person pasi ka spërkatur hyrjen e xhamisë me lëndë djegëse dhe pasi i ka vënë zjarrin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se zjarri në xhami është shuar nga roja i saj në një kohë të shkurtër. Personi i cili i ka vënë zjarrin xhamisë është arrestuar nga policia në një pikë karburanti teksa po tentonte të merrte karburant. Galina Andreeva, zëdhënësja e prokurorisë së rajonit në Filibe (Plovdiv) duke mos bërë të ditur emrin e personit i cili ka kryer sulmin tha se ai do të gjykohet me akuzat për dëmtim të pronave të vlerësuara si vlera kulturore dhe historike dhe për vjedhje të karburantit.

Sulmuesi më parë në 2005 dhe 2006 ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në akte të ndryshme të dhunës, në 2014 për ngacmim seksual dhe përdhunim ku ka qenë i dënuar me 4.5 vjet heqje lirie. Sulmuesi pasi ka ankuar vendimin ndodhet në gjendje të lirë pasi është akoma në proces gjyqësor.

Xhamia Hudavendigar e cila mendohet se është ndërtuar në periudhën e perandorisë Osmane në 1421-1451, ka qenë objektiv i disa sulmeve raciste në vitet e fundit.

Artikulli paraprakKashmir, mijëra njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë për shkak të konflikteve të armatosura
Artikulli vijuesAli Fetahu nga Ferizaj është viktima e të ftohtit në Hungari