Gruaja belge që ndihmoi mbi 1000 belgë të pranojnë Islamin

World Buletin / News Desk
Veronika Cools, një belge 25-vjeçare e konvertuar në Islam, ka ndihmuar më shumë se 1.000 njerëz të pranojnë Islamin vetëm në 8 vitet e fundit.
Veronika pranoi Islamin në një moshë shumë të re, pas hulumtimeve shumë të gjata mbi fetë. Me të pranuar islamin ajo e ktheu shtëpinë në një qendër islame për muslimanët belgë që kërkonin të mësonin më shumë për fenë islame.

Duke thënë se edhe ajo vetë kishte kaluar një periudhë të gjatë e të vështirë për t’i kapërcyer paragjykimet mbi Islamin dhe muslimanët. Pas kësaj situate Veronika shërbeu si shembull për tejkalimin e paragjykimeve mbi Islamin dhe muslimanët, ajo fillimisht ndihmoi qe familja e saj me sukses ta kapërcej paragjykimin dhe ta pranojnë islamin.

Paragjykimet vijnë nga mos thellimi në mësimet e vërteta të Islamit, ” tha Veronika e cila gjatë kësaj interviste po përgatiste pako ushqimore për myslimanët e rinjë.

‘Si muslimanë ne duhet ta tregojmë veten para shoqërisë me shembull shumë të mirë. ”
Qendra e saj tani ka më shumë se 1.000 anëtarë, shumica e tyre gra belge, dhe është e hapur për të gjithë myslimanët e belgë, mbi 50.000 prej tyre.

Artikulli paraprak10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti
Artikulli vijuesÇfarë duhet të dimë për çajin