Zyrtare: Lirohet Mubarak

Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar lirimin e diktatorit Hosni Mubarak. Mubarak do të dalë nga burgu në mëngjesin e nesërm, njofton avokati i tij Fareed el Deeb.

“Gjykata vendosi ta lirojë atë,” tha Deeb për agjencinë e lajmeve Reuters.
Hosni Mubarak, 85 vjeç, po rigjykohej nën akuzat për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë kryengritjes që çoi në rënien e tij në vitin 2011. Megjithatë, ai ka kryer tashmë kohën maksimale të paraburgimit.
Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar, nën akuzat për vrasjen e demonstruesve. Por, më herët këtë vit, një gjykatë ka pranuar apelin e tij dhe urdhëroi një rigjykim për çështjen.
Lirimi i Mubarakut po vie në një kohë kur Egjipti po përballet me krizën më të thellë politike, ku ushtria ka marrë në dorë pushtetin dhe po kryen masakra ndaj kundërshtuesve të vet. /tc/kohaislame

Artikulli paraprakTë premten në Shkup protesta kundër dhunës në Egjipt
Artikulli vijuesVriten më shumë se 2300 civil dhe plagosën mbi 5000 gjatë një sulmi me armë kimike pranë Damaskut