Shefi i kabinetit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputeti Artan Grubi për TV21 ka deklaruar se projekti për kryqin në komunën Butel të Shkupit kërcënon bashkëjetesën në vend dhe paralajmëroi se këshilltarët e BDI-së në Komunën e Butelit do të luftojnë deri në fund për të parandaluar përfundimin e ndërtimit të tij.
“Ne do të përpiqemi që të ndërmarrim të gjitha masat demokratike për ta parandaluar ndërtimin e këtij kryqi duke, përfshirë ndoshta edhe organizimin e një referendumi të votuesve në Komunën e Butelit, ankesave pranë institucioneve përkatësve, përfshi edhe gjykatës administrative, për arsye se vendimi për të ndërtuar atë kryq është i padrejtë dhe cenon bashkëjetesën në Shkup”, tha Grubi.
Ai, mes tjerash tha se Këshilli i Komunës së Butelit ka bërë gabim procedural sepse, siç tha ai, nuk është votuar me Badenter.