Në konferencën për shtyp, Gruevski tha se ka marrë besën e BDI-së, Ali Ahmetit, se më 5 qershor ata do të dalin në zgjedhje, me ose pa opozitën.
“E dëgjova Zaevin duke thënë se asgjë më nuk varet nga Gruevski, dhe për këtë shkak i them: Ajde Zaev ballafaqohu me popullin në vend se të rrethohesh me njerëz që të aplaudojnë se janë shtyrë zgjedhjet për një muaj”, tha mes tjerash Gruevski, njofton SHENJA.
Ai gjithashtu tha se secili i ka të qarta arsyet se pse LSDM-ja nuk dëshiron zgjedhje, ashtu siç i ka të qarta arsyet se pse faktori ndërkombëtarë vlerësoi ashtu siç vlerësoi. Vendimi për datën e zgjedhjeve ishte në dorën tonë. Pas shumë analizave, Komiteti Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së vendosi shtyrjen e zgjedhjeve nga 24 prill në 5 qershor, jo për ta kënaqur LSDM-në, sepse ata sidoqoftë do të iknin prej zgjedhjeve.
Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së na bindën për 4 gjëra, e para, se kjo është shtyrja e parë, e dyta, deri në zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë bisedime të ndryshme për zgjedhjet, se edhe ata tani e dinë se KSHZ mund ta pastrojë listën, e treta, se nuk do të ketë kushte të reja për zgjedhjet e qershorit, siç është çështja e mediave dhe e katërta, se nuk do të ketë vlerësim të ri për shtyrjen e zgjedhjeve. /SHENJA/