Gruevski bën pazare politike, hajde t’i shtyjmë zgjedhjet, kurse vendimi për falje të mbetet?!

Për habinë e të gjitha partive të përfshira në bisedimet me diplomatët në Shkup për të zgjidhur krizën politike, OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE) është partia që kërkon më shumë, madje edhe e bindi BDI dhe Ali Ahmeti, të shtyhen zgjedhjet, me thirrjen e një seance të parlamentit, transmeton telegrafi nga Plusinfo nga burime të informuar mirë.

Ndoshta kjo është një strategji e njerëzve nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM për ta ruajtur vendimin për falje që e ‘fituan’ si dhuratë nga presidenti Gjorge Ivanov, informojnë burimet e shkurtëra të ekipeve të përfshira në negociata.

Atmosfera e krijuar në bisedimet në vazhdim me diplomatët bën përshtypjen se OBRM-PDUKM, nën presion të madh nga anëtarët e BE-së, SHBA dhe BE, për të hequr vendimin për falje, dalje kërkon me anë të pazareve politike. Burimet thanë se Nikolla Gruevski është i gatshëm që të shtyjë zgjedhjet në këmbimi që vendimi për falje të mos mund të anulohet.

 Siç konfirmojnë burimet, me këtë lëvizje, OBRM-PDUKM përpiqet edhe LSDM-ja të jetë e kënaqur, ku me këtë do të përmbushen një nga dy parakushtet e tyre.
Artikulli paraprakVdekja misterioze në Shkup: Krpac i ka zbuluar llogaritë e fshehta për provizionin izraelit?
Artikulli vijuesRamadan Ramadani: Me protestat e 9 majit…