Vdekja misterioze në Shkup: Krpac i ka zbuluar llogaritë e fshehta për provizionin izraelit?

Nëse hetimi për vdekjen misterioze të Kosta Krpac, drejtor i firmës “Finzi” e cila po paraqitet si pronar e portalit Netpress, përfundoi me dëshmi për vrasje, dhe nëse Prokuroria Publike doli me kryerës të dyshimtë, por edhe me porositës, atëherë rasti do të ketë përfundim gjyqësor, ndërsa opinioni do t`i besoje një versioni të tillë.

Nëse misteri përfundon si vetëvrasje, atëherë rasti do të mbyllet, por dilema nëse Krpac e ka dënuar veten me një plumb në zemër ngel përgjithmonë.

Kapaciteti intelektual i Krpac, piktor fotograf akademik me profesion dhe raporti i tij ndaj jetës, por edhe karakteri, për njohësit e tij janë argument se ai nuk ka pasur shanse për ta marr vet jetën, vetëm nëse dikush e ka detyruar për këtë gjë.

“Nëse Krpac e ka pranuar para prokurorëve special se dikush po i kërcënohet, sigurisht e ka ditur dhe transmetuar se prej ku po vinë ato kërcënime. E ka përshkruar në detaje, kush, si, kur dhe me çfarë fjalë iu është kërcënuar. A iu janë kërcënuar personi të lidhur me dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale, ose ndërmjetësues në emër të dikujt”, shkruan Fokus, transmeton tetovasot.

Fokus shkruan se Krpac ka qenë dëshmitar për rastin ‘Fortesa’ që është dashur të dëshmoje për furnizimin me mjetet e përgjimit nga Izraeli, gjegjësisht për provizionet për të cilat diskutojnë Sasho Mijalkov dhe Svetlana Kostovska.

Artikulli paraprakBastri Bajrami: Në Marshin Protestues të 9 Majit, të dalim sa më masovikisht
Artikulli vijuesGruevski bën pazare politike, hajde t’i shtyjmë zgjedhjet, kurse vendimi për falje të mbetet?!