Kryeministri Gruevski vërtetoi se do ta respektoje Marrëveshjen e Përzhinos: do të jap dorëheqje para 15 janarit, për të pasur mundësi që në këtë ditë të zgjedhjet Qeveria e cila do të drejtohet nga një funksionar tjetër të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu si u kontraktua në Përzhino, transmeton zhurnal.mk
“Në pajtueshmëri me të kontraktuarën, me 15 janar do të zgjidhet qeveria e re me kryetar të qeverisë për implementimin e zgjedhjeve.
Gjithsesi, paraprakisht do të vijoje dorëheqja ime, ndërsa për atë se kush do të jetë kryetar i qeverisë për implementimin e zgjedhjeve, do të kumtohet pasi që VMRO-DPMNE-ja të sjell vendim dhe ai vendim do të promovohet publikisht nga ana e VMRO-DPMNE-së ose përmes një njoftimi ose përmes një pres konference. Kur do të bëhet, do të ju informojmë”, deklaroi Gruevski, transmeton zhurnal.mk
Gruevski theksoi se VMRO-DPMNE-ja i plotësoi të gjitha obligimet e parapara me Marrëveshjen e Përzhinos. Por, para 15 ditëve, euro komisari Johanes Han i cili përmes një letre dërguar deri te katër liderët, shprehu shqetësimin nga mos realizimi i marrëveshjes së tyre. Pikërisht për këtë gjë, paralajmëroi se përsëri do të vije në Shkup. Kryeministri nuk zbuloi se çka konkretisht do ti thotë.
“Për atë se çka do t`i them Han, do të ju them, pasi që t`i them atij”, theksoi Gruevski,