Poçari turk që patenton enë për tespih dhe tejemum

Pasi mori fetvanë nga institucionet fetare për validitetin e prodhimeve, është rritur kërkesa për produktin e tij

KOCAELI (AA) – Mësuesi i pensionuar Yildiz Yalniz ka patentuar në ateljenë e tij në Stamboll enë për tesbih dhe tejemun dhe pasi kishte marrë fetvanë nga institucionet fetare për validitetin e prodhimeve është rritur tejmase kërkesa për produktin e tij si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdesi është larja e detyrueshme me ujë para secilit ritual fetar në islam, ndërsa në mungesë të ujit, tejemumi paraqet zëvendësim të tij dhe përbëhet nga prekja e shuplëkëve dhe fytyrës me dhe të pastër dhe të thatë.

Yalniz ka dy vite që merret me poçari duke shpalosur për Anadolu Agency (AA) detaje interesantë për veprimtarinë e tij.

“Erdhën te unë disa njerëz të cilët më kërkuan një copë të një objekti të dheut i cili ishte i thyer dhe kur i pyeta se për çfarë u nevojitet më thanë se do t’ia japin një të moshuari për tejemum sepse nuk mundet të marrë abdes. Atëherë m’u kujtua se prindërit e mi merrnin tejemum me ndihmën e një tulle të vjetër, dhe kështu më lindi ideja të bëjë enët dhe tespihët”, tha Yalniz.

 

Artikulli paraprakSulm terrorist në Turqi, 4 ushtarë humbin jetën
Artikulli vijuesTurqi, policia arreston dhjetëra të dyshuar për mashtrim mjekësor