Gruevski thotë “lamtumirë”, qeveria e re mezi do të lëviz nga kontrolli

Qeveria e Maqedonisë pas 15 janarit do të ketë Kryeminstër të ri dhe Qeveri teknike. Ditë më pare Kryeministri i tanishëm Nikolla Gruevski paralajëmaroi dorëheqjen e tij në afat konform me Marrëveshjen e Përzhinos.

Analisti politik, Naser Zyberi konsideron se Qeveria e me Kryeministrin e ri e cila do të zgjidhet nga Parlamenti do të ketë kufizime të shumta pasiqë nuk do të mund të merr vendime politike. “Pra supozohet se kjo qeveri nuk do të mund të merr vendime politike të cilat janë me peshë dhe me rëndësi për qytetarët por do të jetë në funkcion të tranzicionit apo të kalimit të kësaj periudhe deri në organizimin e zgjedhjeve e parakohshme” thekson për Zhurnal eksperti politik Naser Zyberi. Ai më tej shton se Qeveria është e vërtetë se do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja prandaj ajo do të jetë e kufizuar.

“Në kuptimin e përbërjes Qeveria do të mbetet politike pasiqë kryeministri i ardhëshëm sërish do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.Dhe kuptohet se duke e pasur parasyshë se Nikolla Gruevski është edhe Kryetar i VMRO-DPMNE-së Kryeministri i ri do të jetë plotësisht njeri lojal dhe i besueshëm i tij”.

Pra sipas Zyberit në këtë kuptim Qeveria do të jetë politike në aspekt të përbërjes së saj por sipas marrëveshjes ajo duhet të përqëndrohet vetëm në kryerjen e funkcioneve apo detyrave për tejkalimin e fazes së tranzicionit që do të thot se ajo nuk mund të merr vendime të rëndësishme dhe me peshë sepse kjo do të ishte jashta mandatit të saj kuptohet sipas Marrëveshjes së Përzhinos . Nga ana tjetër Eksperti politik Ejup Berisha vlerson se nëse Kryeministri i ri mbetet nën ndikimin e partisë politike që është në pushtet dhe gjat ushtrimit të kompetencave dhe detyrimeve të tija udhëhiqet kryesisht nga udhëzimet e partisë amë atëher sipas tij edhe ky si shef i Qeverisë por edhe instititucioni shumë i rëndësishëm shtetëror ekzekutiv që do ta udhëheq nuk do të mund ta gëzojnë epitetin e Qeverisë teknike.

“Vlersoj se nëse Kryeministri i ri funkcionet dhe detyrimet e tij nuk i ushtron në mënyrë të pavaruar pra jashta tentimit për nidikim dhe kontrollë të subjektit politik nga i cili rrjedh apo nga ai që është caktuar atëher parashtrohet pyetja se sa kjo Qeveri do të mund të quhet teknike.

Dhe kur kihet parasyshë fakti se Republika e Maqedonisë për momentin është shtet me deficit të kapaciteteve demokratike atëher konsideroj se subjektet politike që do ta përbëjnë Qeverinë e re do të tentojnë që të kenë kontrollë të plotë mbi qështjet e rëndësishme shtetërore e parasegjithash mbi ato politike”. “Dyshimet për ndikim shtohen edhe kur të kihet parasyshë fakti se vendi ndodhet në periudhë parazgjedhore dhe atëher tendencat për ndikim të subjekteve politike shtohen edhe më shumë. Dhe në këtë aspekt është shum e logjikshme të parashtrohet pyetja se sa Qeveria e re do të jetë vetëm teknike”, ka theksuar për Zhurnal, Ejup Berisha.

Artikulli paraprakRaporti i OKB-së: Maqedonia gjysëm milioni banorë më pak në vitin 2099
Artikulli vijuesBilall Kasami: Me fjalën BESA maqedonasit kanë nisur ta mësojnë gjuhën shqipe!