Shëro organizmin me hudhër dhe mjaltë

Kur është fjala për shëndetin e zemrës, hudhra ndihmon për të ulur tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin.

E jo vetëm, hudhra ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës, parandalon sulmet në zemër si dhe ndryshon efektet e arteriosklerozës.

Një kokërr hudhër është gjithashtu e rëndëshime për problemet e përditshme shëndetësore si për ethet hermoragjike, diarre të udhëtimeve, ftohjen dhe gripërat, kuron nga thumbimi i insekteve apo infeksionet fungale.

Ndërkaq kur është fjala për probleme të përgjithshme shëndetësore, duke ngrënë hudhër rregullisht juve mund të ju ndihmojë për të menaxhuar simptomat e osteoarthritis, diabetit dhe prostatës së zgjeruar, përcjellë Klan Kosova.

Hudhra sjell benefite shëndetësore edhe në sistemin tuaj imunitar duke larguar toksina nga trupi juaj.

xzcx

E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil ajo mund të pastrojë mrekullueshëm fizikun tuaj nga terapia e teperruar.

Është mëse e kuptueshme që shumë nga ju nuk mund ta konsumoni hudhrën në stomakun bosh megjithatë juve mund ta kombinoni atë edhe me mjaltë, preferohet të konsumohet 15 minuta para ngrënjes së çdo vakti.

Prandaj ja recetën e thjeshtë:

Ndani 2 ose 3 kokërr hudhër, presni ato në copa të vogla.

Përziejeni atë me një lugë ngrënje mjaltë, derisa të arrihet një sasi bukur e kombinuar.

Artikulli paraprakKy çaj largon toksinat nga mushkëritë për vetëm 72 orë
Artikulli vijuesKoreja e Jugut do të rrit numrin e restorantëve hallall