Grupi kinez zyrtarizon blerjen e Aeroportit të Rinasit

Kompania kineze “China Everbright” ka zyrtarizuar blerjen e Aeroportit të Rinasit. Përmes një deklarate zyrtare, grupi kinez njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen me Tirana Airport International, që i jep asaj të drejtën e konçesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027, njofton TCH.

Kompania nuk ka zbuluar shifrat e transaksionit, por ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”.

“China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ai është e para e një serie blerjesh që ajo do kryejë jashtë Kinës.

Artikulli paraprakItalianët krijojnë hudhrën që nuk mban erë
Artikulli vijuesJahjaga së bashku me këta tre emra do t’i bashkohen partisë së Ilir Dedës