Ja emrat e ministrave që shkarkoi Rama sot

Mësohet se Kryemistri dhe kryetari i PS, Edi Rama, iu ka komunikuar sot shkarkimin katër ministrave: Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.

Lajmi mësohet nga burimet brenda mbledhjes që Rama zhvilloi me 12 koordinatorët politikë të PS-së.

Shkarkimi, ose siç u motivua nga Rama si ndryshim në qeveri, bëhet pas 23 ditësh proteste përpara Kryeministrisë nga opozita, e cila kërkon qeveri teknike si garant për zgjedhje.

Katër ministrat do të fokusohen tanimë në 4 qarqet ku janë deleguar politikë për të zhvilluar fuashatën elektorale të PS.

Artikulli paraprakShtëpia e Bardhë: Trump dhe Merkel takohen javën e ardhshme
Artikulli vijuesVerbërimi i fëmijëve, Latifi-Hoxha: Oftalmologjia ishte e paaftë