Guardian: BE do të pendohet për Turqinë

“Liderët evropianë kur të kthejnë kokën prapa për të vlerësuar gabimet që kanë bërë, do të shikojnë se gabimi më i madh që kanë bërë është pengimi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian” thotë Philip Inman në një shkrim të tij të botuar në gazetën “Guardian”.

Gazeta britanike “Guardian” ka botuar një artikull të Philip Inman.

Në shkrimin e tij Inman thotë se “liderët evropianë kur të kthejnë kokën prapa për të vlerësuar gabimet që kanë bërë, do të shikojnë se gabimi më i madh që kanë bërë është pengimi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”.

Megjithëse Turqia një këmbë e ka brenda në kampin perëndimor për shkak të të qenit anëtare e NATO-s, në aspektin ekonomik kemi një thellim të hendekut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, bën komentin “Guardian”.

7 vite më parë Turqia 67% të vëllimit të jashtëm tregtar e realizonte me vendet e Bashkimit Evropian, kurse sot kjo shifër ka rënë në nivelin e 39%, shkruan në vijim të artikullit “Guardian”.

Sipas gazetarit Philip Inman të britanikes “Guardian” Turqia mund të përballojë nevojat ekonomike të Bashkimit Evropian.

Në artikullin e tij Philip Inman lavdëron vendimin e kompanisë gjigande amerikane “Ford” për të prodhuar në Kocaeli të Turqisë automjetet për qëllime tregtare, përkundrejt qëndrimit negativ që mban dhe demonstron Bashkimi Evropian ndaj Turqisë./trt

Artikulli paraprakGJEOPOLITIKA E RUMANISË
Artikulli vijuesIrak – 14 të vdekur e 93 të plagosur